Dy punëtorë ndërtimi portugez janë identifikuar sot në mesin e katër viktimave të gjetura nën rrënojat e shembjes së një skele masive të instaluar në një ndërtesë 19-katëshe në Lozanë të Zvicrës.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, punëtorët në kantier ishin kryesisht portugez dhe shqiptarë.
Prokuroria publike e Vaud ka hapur një hetim penal, për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe pse.