“Edhe pse s’e dimë saktë çka ndodhi, jemi të lehtësuar që Trumpi s’u lëndua seriozisht”

“Edhe pse s’e dimë saktë çka ndodhi, jemi të lehtësuar që Trumpi s’u lëndua seriozisht”

Ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama, ka reaguar pas incidentit ku ish-presidenti Donald Trump, u qëllua me armë.

Obama tha se nuk ka absolutisht vend për dhunë në politikën dhe demokracinë amerikane.

“Edhe pse ne nuk e dimë ende saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht dhe ta përdorim këtë moment për t’iu përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”, tha Obama.

Është konfirmuar se sulmuesi i Trumpit është vrarë, e po ashtu i vdekur ka mbetur edhe një nga mbështetësit e Trumpit.

Related Articles