Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ka reaguar ndaj atentatit kundër kandidatit republikan për president, Donald Trump.
Biden tha se gëzohet që Trump është tashmë i sigurt dhe se është mirë.
“Jam i gëzuar që dëgjoj se ai është i sigurt dhe po shkon mirë. Unë jam duke u lutur për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, shkroi Biden.
Më tej, Biden tha se i është mirënjohës Shërbimkt Sekret, të cilët i ofruan siguri Trumpit.
“Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë”, shkroi Biden.
Tashmë është konfirmuar se sulmuesi i Trumpit është vrarë, e po ashtu edhe një pjesëmarrës në tubim ka mbetur i vdekur.