Qytetarët e Kosovës dhe nga vendet e tjera shqiptare kanë nisur pushimet qysh nga fillimi i muajit korrik, ku njihet si sezona e pushimeve.
Me liberalizimin e vizave, qytetarëve të Kosovës iu dha mundësia që të lëvizin lirshëm në vendet e Evropës, madje disa po shkojnë edhe për pushime atje dhe po vërehet dukshëm mungesa e pushuesve në bregdetin shqiptar.
Në një video të publikuar nga një qytetar nga Kosova, shihet një numër i pakët i vizitorëve në plazhin e Durrësit.