Letonia nuk do të lejojë që makinat e regjistruara në Bjellorusi të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia ose Rusia.
Kështu të paktën kanë bërë të ditur, gjatë së hënës, një agjenci qeveritare, njoftojnë Reuters, transmeton Gazeta Enigma.
Ky ndalim do të hyjë në fuqi te martën, dhe është si rrjedhojë e sanksioneve të BE-së, e cila “ka përshtatur kryesisht sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë”, tha Shërbimi i të Ardhurave Shtetërore të Letonisë.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në kufi me Rusinë – Polonia, Estonia, Letonia, Lituania dhe Finlanda – si dhe Norvegjia, ndaluan hyrjen e automjeteve me targa ruse vitin e kaluar, si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe qytetarëve të saj në lidhje me luftën në Ukrainë. /Gazeta Enigma