Vetaksident në Shkodër, lëndohet 23-vjeçarja

Vetaksident në Shkodër, lëndohet 23-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur na fshatin Barbullush në Shkodër, ku mësohet se drejtuesja, 23-vjeçare, ka humbur kontrollin e makinës, i cili si pasojë ka dalë nga rruga.

Policia ka bërë të ditur 23-vjeçarja është dërguar në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Barbullush, shtetasja 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga”.

“23-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Related Articles