Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se ardhje e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë mund të ketë ndikim pozitiv për Kosovën.
Raci në Rubikon tha se Trump “mund ta përshpejtojë hyrjen e Kosovës në NATO”.
“Është dera e fundit për ta ndaluar depërtimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Për ta ndaluar Trump daljen e Rusisë në Ballkan dhe në Detin Adriatik, Kosova është dera e fundit që duhet t’ia mbyllë”, tha Raci në Klan Kosova.
Sonte në Rubikon temë e diskutimit ishte atentati që ndodhi ndaj Trump.
Ai u plagos me armë të shtunën e 13 korrikut derisa ai po mbante fjalim në tubimin zgjedhor të republikanëve të Pennsylvanisë.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ia hodhi pa ndonjë pasojë tepër të madhe nga kjo ngjarje e rëndë që tronditi botën.