“Oficer, ai është në çati”, pamjet e reja tregojnë se Policia u paralajmërua për atentatorin para se ai të qëllonte Trumpin

“Oficer, ai është në çati”, pamjet e reja tregojnë se Policia u paralajmërua për atentatorin para se ai të qëllonte Trumpin

Gati menjëherë pas tentim atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump në tubimin e tij zgjedhor në Pennsylvania të shtunën, disa prej pjesëmarrësve kanë treguar për mediat se kanë tentuar të paralajmërojnë forcat e rendit për një burrë të dyshimtë që po qëndronte në çati.

Tani janë publikuar pamjet e reja që mbështetin këto paralajmërime, teksa në to shfaqet skena kaotike në të cilën dhjetëra persona nisin të thërrasin policinë gati një minutë e gjysmë para se të nisnin të shtënat.

Pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale të dielën, tregojnë për disa dëshmitarë që thërrasin të paktën një polic, të cilit ia bëjnë me dorë në drejtimin e çatisë së një objekti.

Autoritetet kanë thënë se 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi në drejtim të Trumpit para se të vritej nga forcat e rendit.

Në një video, një burrë thërret një polic: “Oficer, oficer”, teksa të tjerët bëjnë me gisht kah ndërtesa. “Ai është në çati”, dëgjohet një grua. Në video gjithashtu shfaqet polici me uniformë që shikon kah çatia e ndërtesës në të cilën ishte pozicionuar Crooks, ka analizuar gazeta e njohur amerikane “The Washington Post”.

Provat e shumta se forcat e rendit ishin njoftuar për Crooksin para se ai të qëllonte, ka vënë në presion Shërbimin Sekret për të sqaruar atë që analistët e kanë cilësuar si dështim të madh të sigurisë.

Pas të shtënave, Trumpi ishte plagosur në vesh, dy pjesëmarrës në tubim u plagosën ndërkaq një vdiq.

Shërbimi Sekret ka hedhur në lidhje me rastin, ndërkaq, drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kimberley Cheatle kishte përgëzuar agjentët e saj të dielën për përpjekjet e tyre të shpejta që ta largonin Trumpin nga skena pas të shtënave. Gjithashtu të dielën, presidenti Biden ka deklaruar se ka urdhëruar “hetim të pavarur” për sigurinë në tubimin e Trumpit.

Crooks nisi të qëllonte dy minuta e dy sekonda pas fillimit të videos së re që është publikuar. Kjo video nis me thirrjet e atij që po incizonte dhe personave që po bënin me gisht kah çatia,

Të shtënat kanë nisur 86 sekonda pas thirrjes së parë në drejtim të policisë, ka thënë një analist i videos i angazhuar nga “The Washington Post”.

Gazeta ka sinkronizuar disa video bazuar në zërin e Trumpit gjatë fjalimit të tij.

Videoja e re gjithashtu mbështet dëshmitë e mëparshme nga personat në tubim, të cilët gjatë intervistave me “Washington Postin” dhe media të tjera kanë treguar se e kanë paralajmëruar policinë për një burrë që po ngjitej në çati.

Related Articles