Shtatë persona kanë vdekur, duke përfshirë tre fëmijë, në një zjarr që shpërtheu në orët e para të së enjtes në qytetin jugor francez të Nices.
Prokurori lokal tha se zyrtarët po hetonin zjarrin si një sulm i mundshëm, raporton BBC.
Flakët përfshinë katet e sipërme të një blloku apartamentesh në zonën Moulins të Nices, afër aeroportit të qytetit.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha se tre fëmijë të vegjël ishin në mesin e viktimave dhe se policia “do të hedhë dritë mbi rrethanat e kësaj tragjedie të tmerrshme”.