Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi, i dyshuar për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi, i dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes.

Sipas policisë vjedhja ka ndodhur më 21 shtator të vitit 2023 në Shtërpcë dhe që nga ajo datë policia nuk ka mundur të identifikojë të dyshuarin.

“Policia Rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacione mbi identitetin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë stacionin më të afërt të policisë,  apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë, ndërsa të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. 

Related Articles