Gjatë këtyre ditëve do të hidhet shorti për të institucionet që do të hetohen, kërkohet më shume efikasitet nga Prokuroria.
Dikush deklaroi miliona e dikush dhjetra euro.
Kishte edhe të tillë që deklaruan banesa, por edhe shtëpi luksoze.
Në mesin e deklarimeve, risi në këtë vit u panë edhe kriptovalutat në vlerë prej qindra mijëra euro.
Të gjithë këto u deklaruan nga rreth pesë mijë zyrtarë të lartë publik, por për vërtetësinë e tyre do të hetohen nga Agjencia Kundër Korrupsion.
Brenda kësaj jave do të hidhet shorti nga ky institucion, që të fillojnë edhe hetimet.
Hetimet i bëjnë por përfundimi i tyre ndër vite ka treguar që nuk ka edhe aq shumë rezultat.
Vetëm gjatë vitit 2020, AKK ka zhvilluar procedura hetimore në 313 raste, prej të cilave 124 raste pasi janë përcjellur në organet përgjegjëse janë mbyllur, e vetëm 61 janë në procedurë.
Këto mbyllje të rasteve po e shqetësojnë edhe Agjencinë Kundër Korrupsion, pasi sipas tyre nuk po arrihet qëllim i tyre.
Edhe këtë vit si në vitet tjera, gabimet janë të shumta në deklarimet publike.
Shumë nga ta gabojnë shumën e deklaruar duke shtuar një zero më shumë, apo duke mos vendosur në vendin e duhur pikën apo presjen.
Këta kanë afat deri në tre ditë pas publikimit që të kontaktojnë agjencinë dhe t’i përmirësojnë.
E kjo metodë siç duket do të jetë e fundit në këtë vit, pasi që nga viti i ardhshëm të gjitha këto gabime do të evitohen pasi deklarimi i pasurisë do të kryhet në një platformë online.