Numri i të vrarëve nga protestat e studentëve në Bangladesh arriti në 105 këtë mbrëmje, sipas të dhënave të ofruara nga spitalet.
Një total prej 24 vdekjesh të tjera u raportuan në tri spitale në kryeqytetin Daka dhe gjashtë të tjera në qytetin verior Rangpur, duke shtuar numrin e mëparshëm të vdekjeve prej 75.
Policia në Bangladesh qëlloi sot dhe hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve, pasi lidhjet e internetit dhe telefonit u ndërprenë në të gjithë vendin, pas demonstratave për ndarjen e vendeve të punës në qeveri.
Demonstratat, të cilat filluan disa javë më parë dhe u përshkallëzuan të hënën, përfaqësojnë sfidën më të madhe për kryeministren Sheikh Hasina qe nga fillimi i mandatit të saj të katërt në janar. Opozita bojkotoi zgjedhjet e fundit.