Tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale ka bërë që krerët shtetëror të Kosovës, të kujtojnë edhe njëherë tjetër kontributin e tij për vendin.
Presidentja Vjosa Osmani, i ka uruar presidentit amerikan Biden punë të mbarë për aq sa i ka mbetur si i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në platformën “X”, ajo ka theksuar se Biden në ditët e tij si senator amerikan deri në mandatin e tij si zëvendëspresident dhe tani si president, gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
“Mirënjohja e popullit të Kosovës do të mbetet gjithmonë e thellë”.
“I urojmë presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të, dhe familjen Biden në vitet në vijim”, ka thënë Osmani. /Gazeta Enigma