Detaje të reja nga rasti tragjik në Kroaci, dyshohet se ish-ushtaraku vrau edhe nënën e tij

Detaje të reja nga rasti tragjik në Kroaci, dyshohet se ish-ushtaraku vrau edhe nënën e tij

Pesë persona kanë mbetur të vrarë sot në Shtëpinë e Pleqëve në Daruvar të Kroacisë.

Detaje të reja janë dhënë për rastin tragjik.

Sipas gazetës Jutarnji.hr, dorasi është një ish-polic i ushtrisë kroate, i cili thuhet se po ashtu e ka qëlluar me armë zjarri edhe nënën e tij e cila ishte në shtëpine e të moshuarve.

Në mesin e viktimave ishin edhe punonjës dhe banorë të tjerë të kësaj shtëpie.

Sipas kësaj gazete, dyshohet se autori i kësaj masakre, pas aktit ishte ulur në një nga kafenetë afër aty edhe kishte porositur pije.

Pas pak kohësh 51-vjeçari u arrestua nga policia. /Gazeta Enigma

Related Articles