Dënohet me një vit burgim drejtori i shkollës që nuk e kishte lënë mësuesen me shami të futej në shkollë

Dënohet me një vit burgim drejtori i shkollës që nuk e kishte lënë mësuesen me shami të futej në shkollë

Drejtori i atëhershëm i shkollës së mesme të ulët “Flamuri i Arbrit” në Reshtan të Suharekës nuk e kishte lënë mësuesen Remzie Lezi të futej në objektin shkollor për shkak të bartjes së shamisë.

Për këtë vepër drejtori i athershëm i kësaj shkolle është dënuar me një vit burgim me kusht.

Mësimdhënësja Remzie Lezi ka folur sot pasi drejtori i shkollës ëdhtë dënuar për këtë vprim të tijin ndaj saj.

“Po, sot është mbajtur seanca përfundimtare e një procesi që zgjati rreth dy vjet, dhe u shpall aktgjykimi final për rastin tim ku më është mohuar e drejta për mësimdhënie në shkollë për shkak të mbulesës”, ka thënë Lezi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Edhe pse kam qenë e diskriminuar dhe e fyer nga drejtori i shkollës, dhe e injoruar nga një pjesë e kolektivit, thjesht për shkak të zgjedhjes sime për të veshur një shami, jam e lehtësuar sot dhe krenare që e kam fituar këtë çështje”.

“Por kam vazhdu mësimin edhe pse kam qenë e diskriminuar, por kam filluar mësimin, normalisht, kemi vazhdu mësimin me nxënësit”.

Related Articles