Avokati Arianit Koci ka folur në lidhje me rastin e Faton Hajrizit, duke thënë se i ka marrë të gjitha dokumentet e duhura.
Ai është shprehur i bindur që do ta sjellë kufomën e Faton Hajrizit në Kosovë, madje u shpreh se e kundërta mund ta ndodh vetëm nëse arrestohet edhe ai.
“Unë të gjitha dokumentet e duhura i kam marrë, sa i përketë gishtërinjve, kemi informacionet zyrtare, por që nuk kanë ardhur në formë të shkruar, që gishtërinjtë përputhen”, tha Koci në “Edicionin Special” në Klan Kosova.
“Me e sjell kufomën e sjelli gjithsesi, vetëm është në pyetje a do të munden për dy ditë, apo për 20 ditë, përveç nëse nuk më arrestojnë edhe mua”, është shprehur ai.