Një tërmet e ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Raportohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.6 të shkallës së rihterit.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se epiqendra ka qenë në detin Adriatik 48 kilometër nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi dhe ka pasur një thellësi 6.5 km.
Tërmeti është ndjerë dhe në zona të tjera si Lezhë, Laç apo Fushë Krujë, ndërsa ka shkaktuar panik te banorët kryesisht në zonat afër epiqendrës ku edhe lëkundjet janë ndjerë më shumë.