Sveçla e quan “të zakonshme” vizitën në veri të Mitrovicës

Sveçla e quan “të zakonshme” vizitën në veri të Mitrovicës

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla sot vizitoi veriun e Mitrovicës, ku edhe u ulë për kafë në një kafiteri afër urës, nën shoqërimin e policisë.

Duke folur për gazetarët, ministri tha se kjo vizitë është “e zakonshme” dhe i ftoi edhe ata për kafe.

“Kam ardhur për të pirë kafe. E gjithë jeta ime është zyrtare. Vizitë e zakonshme. Kafe duke pirë. Ju ftoj edhe juve me pi kafe”, tha i pari i MPB-së.

Sa i përket forcave të policisë që e mbikëqyrnin situatën, Sveçla tha se nuk i ka thënë të bëjnë diçka të tillë.

“Pyetni policinë. Është detyrë e policisë, ata po i kryejnë detyrat e veta si është më së miri që munden, në kapacitetet e tyre”. /Gazeta Enigma

Related Articles