Në hapësirat publike në Vlorë janë vendosur çadra të cilat mund të shfrytëzohen falas nga pushuesit.
Një video e ka postuar në rrjete sociale edhe kryeministri Rama ku shkruan:
“Mirëmëngjesi dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.