Qytetarë të ndryshëm kanë kërcyer nga ura në liqenin e Ujmanit, në nderim të policëve që kanë rënë në detyrë, ditë kjo që shënohet sot.
Grupi i personave që kanë bërë kërcimet nga kjo urë kanë qenë nga Gjakova.
Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa të pranishëm ishin dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar e nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.