Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksionin e sotëm lidhur me keqpërdorimin e subvencioneve në bujqësi, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Sveçla ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet top prioritet i ministrisë që ai drejton.
“Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së! Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë”, tha Sveçla.
Tutje, ministri ka theksuar se do të jenë të pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare.
“Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare. Subvencionet u takojnë bujqve”, ka shkruar Sveçla.