Përfundimi i “Sunny Hill“, Dua Lipa: Faleminderit që erdhët për t’u bashkuar, jemi shumë mirënjohës

Përfundimi i “Sunny Hill“, Dua Lipa: Faleminderit që erdhët për t’u bashkuar, jemi shumë mirënjohës

“Sunny Hill Festival” nisi ditën e enjte, në një lokacion të ri për këtë vit, në Bërnicë afër Prishtinës. Ky festival u mbajt nga data 25 korrik deri më 28 korrik, ku solli shumë artistë të njohur botërisht.

Një prej themelueseve të tij, këngëtarja e mirënjohur kosovare Dua Lipa, ka bërë një reagim në Instagram, ku ka dedikuar disa fjalë zemre për pjesëmarrësit dhe pos tjerash edhe për artistët që kanë performuar.

Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për ekipin dhe bashkëpunëtorët: “Nuk mund të shpreh sa duhet gëzimin e pastër, që është të dëshmosh, që ky festival të bëhet ai që është bërë gjatë pesë viteve të fundit. Duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë”.

Dua e mbylli postimin në shqip duke shkruar “Ju dua shumë”, bashkëngjitur flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Related Articles