Shëngjin: Rëndohet situata me zjarret, flakët arrijnë pranë apartamenteve

Shëngjin: Rëndohet situata me zjarret, flakët arrijnë pranë apartamenteve

Vështirësohet me tej situata me zjarret në Shëngjin.

Flakët po përparojnë me shpejtësi të madhe në një tjetër zonë, ku pranë ka banesa dhe apartamente ku akomodohen banorë dhe turistë, raportojnë mediat shqiptare, përcjellë Enigma.

Zjarri po ndihmohet nga era, ndërsa forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët.

Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.

Related Articles