Nga 1 gushti migrantët që kërkojnë strehim në Itali do të dërgohen në Shqipëri

Nga 1 gushti migrantët që kërkojnë strehim në Itali do të dërgohen në Shqipëri

Deri në kohën kur do të pajisen me dokumente azili, migrantët që synojnë të përfundojnë në Itali duhet të presin në Shqipëri, raporton agjencia “AP”.

Kjo është pjesë e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të jetë në fuqi nga 1 gushti i këtij viti, e që ishte nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologia e tij, Giorgia Meloni.

Meloni kishte deklaruar më parë se dy qendrat e krijuara për t’i strehuar migrantët do të jenë të gatshme nga 1 gushti, e për të cilat do të kujdesej shteti italian, por nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare.

Sipas marrëveshjes pesëvjeçare, parashikohet që rreth 3.000 migrantë të ndaluar nga rojat bregdetare italiane, të kontrollohen  e pastaj të dërgohen në Shqipëri.

Në qendrat do të strehohen vetëm burra, ka njoftuar ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ndërsa gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit në Itali. Familjet, gjithashtu nuk do të ndahen. Ata do të dërgohen në Shqipëri dhe do të mund ta kenë të drejtën për të aplikuar për azil në Itali.

Related Articles