Osmani ia kthen ‘dissin’ ministres Gërvalla: Dafina e ka një të re, me kast – mjeshtër i mashtrimeve

Osmani ia kthen ‘dissin’ ministres Gërvalla: Dafina e ka një të re, me kast – mjeshtër i mashtrimeve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, mbrëmë ka marrë fjalën në organizimin e bërë në nderim të mërgatës së Kosovës, ku e ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani, me të cilën ka pasur një përplasje tejet të ashpër rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gërvalla emrin e presidentes e ka përmendur derisa ka treguar se këngëtarja Dafina Zeqiri ka kënduar këngën “llafe, llafe”, e që sipas kryediplomates është kënga e presidentes Osmani.

‘Diss’-in Osmani ia ktheu sot në konferencë, duke e përmendur një këngë tjetër të Dafinës.

“Nuk e kom pa, po u dashka me gjetë edhe me pa. Nuk do të komentoja raporte, por kemi dallime në qëndrime dhe janë të qarta dhe publike. Nëse doni me vazhdua pak me kangë të Dafinës, e ka një të re “me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve. Përndryshe, Dafina një përkrahëse e fuqizimit të gruas dhe kauzës së barazisë gjinore”, tha Osmani para mediave.

Related Articles