Gara në Gjermani, studentët e Juridikut renditen të 12-tit në botë

Gara në Gjermani, studentët e Juridikut renditen të 12-tit në botë

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani.

Ekipi nga Kosova është renditur i 12-ti në botë nga 180-të pjesëmarrës në botë.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin e Fakultetit Juridik, Universitetit të Prishtinës dhe shtetit të Kosovës në një komunitet të juristëve botërorë (profesorëve dhe gjyqtarëve nga fusha e së drejtës penale ndërkombëtare, që janë edhe pjesë e jurisë) ku simulohet praktika e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC)”, thuhet në njoftimin e UP-së.

“Gara e drejtësisë “Nuremberg Moot Court” është në mesin e garave me prestigjioze botërore dhe që nga viti 2022 është pjesë integrale e programit të përhershëm të Fakultetit Juridik të UP-së, pas reformave dhe akreditimit të programit BA”.

Related Articles