Një 90-vjeçar ka vdekur person në Fier, pasi i njëjti është asfiksuar pasi ka ndezur një zjarr për të djegur mbeturinat.
“Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë”. /Gazeta Enigma