Gjilanasi arrestohet pasi sulmoi fizikisht disa policë

Gjilanasi arrestohet pasi sulmoi fizikisht disa policë

Një person në Gjilan është arrestuar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht disa zyrtarë policorë, në rrugën “Abdullah Tahiri”.

Një nga policët ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles