Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, në një video të publikuar ka folur për disa ndryshime që janë bërë lidhur me votimin me kusht.
Në këtë video të publikuar në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se për zgjedhjet e ardhshme do të publikohen datat ku do të mbahen votimet me kusht.
“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime lidhur me votimin me kusht. Ky lloj votimi është i mundur sërish, por nuk do të lejohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore”.
“Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në ueb faqen e KQZ-së dhe mjetet tjera të informimit”, ka thënë Elezi. /Gazeta Enigma