Egnatia – Vikingur, formacionet zyrtare

Egnatia – Vikingur, formacionet zyrtare

Egnatia kërkon sot të sigurojë kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës, për të vazhduar rrugëtimin që ka si objektiv kalimin në fazën në grupe të turneut.

Kampionët e Shqipërisë kanë mundur në transfertë me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë Vikingur, kampionen e Islandës dhe shpresojnë që të administrojnë e pse jo, thellojnë këtë avantazh të rëndësishëm të siguruar.

Rrogozhinasve u është kthyer në dispozicion Zejnullai, i cili ka mbaruar pezullimin pas ndeshjes në Ligën e Kampioneve kundër Borac Banja Luka. Ai është i rreshtuar mes titullarëve sot, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Lushkjen i cili është ende në stol.

Related Articles