Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë thënë se dhjetëra raketa janë lëshuar nga Libani në drejtim të territorit të Izraelit.
Siç shkruan BBC, nuk raportohet për dëme, të plagosur apo persona të vrarë.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha në një fjalim të enjten se Hezbollahu do të rifillojë konfrontimet në kufi, por ata nuk duhet të “gabohen” për përgjigjen e premtuar ndaj vrasjes së zëvendëskomandantit të Hezbollahut Fu’ad Shukr të martën.