Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar SHSKUK-në dhe Mjekimin Intenziv për neglizhencë të trajtimit të Jetart Berishës, djalit 20-vjeçar nga Peja që vdiq sot, pas plagosjes rreth tre muaj më parë, njofton Gazeta Enigma.
Haxhiu tha se SHSKUK dhe MI nuk lejuan trajtimin e tij për jashtë vendit, ani se sipas tij, mjekët italianë kishin sugjeruar që të trajtohet në Itali “sepse gjendja e tij kërkonte intervenim te avancuar mjekësor”
“Vdekja e të riut Jetart Berisha erdhi pas një gjendje shëndetësore që kërkonte trajtim mjekësor profesional të avancuar dhe kjo nuk i’u mundësua ngq SHSKUK”, shkroi Haxhiu në një postim në Facebook.
“Më shumë se dy muaj familja e tij kërkonin urgjentisht ta dërgonin për shërim në Itali, por Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimi Intensiv – MIQ nuk e nënshkruan dërgimin për trajtim jashtë vendit me arsyetimin se gjendja e tij është stabile”, shkroi tutje Haxhiu.
“Si ndodhi që pas konstatimit të mjekëve tanë ‘se gjendja e tij është stabile’ Jetarti të ndërroj jetë?!”, pyeti Haxhiu.
“Rasti i radhës për prokurori, për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Jetart Berishës”.
“Sipas raporteve mjekësore të MIQ – SHSKUK, gjendja shëndetësore e Jetart Berishës ishte stabile dhe nuk planifikohej ndonjë intervenim dhe as nuk nënshkruanin për trajtim jashtë vendit”, përfundoi Haxhiu. /Gazeta Enigma