Sot 9 vite u miratua Specialja

Sot 9 vite u miratua Specialja

Janë bërë nëntë vjet prej kur Kuvendi i Kosovës e miratoi Gjykatën Speciale.

Më 3 gusht 2015, deputetët votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që e mundësoi funksionimin e Speciales.

82 vota pro, pesë kundër dhe një abstenim, ia hapën rrugën Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket kësaj gjykate.

Më të zëshmit në krijimin e Gjykatës Speciale ishin ligjvënësit nga radhët e opozitës, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Asokohe, qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Dhomat e Specializuara, arrestimet e para i nisën në vitin 2020.

Fillimisht në shtator u arrestuan dy krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët u dënuan fillimisht me nga katër vjet e gjysmë, e më pas apeli ua uli dënimin më katër vjet e tre muaj.

Ata u dënuan për shkak të zbulimit të dokumenteve konfidenciale nga kjo gjykatë.

Gucati dhe Haradinaj, tanimë janë në liri pasi e kanë përfunduar dënimin.

Specialja e prangosi edhe eprorët e lartë të UÇK-së: Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sali Mustafa, Pjetër Shala, Ismet Jonuzi, Haxhi Shala, Sali Bahtijari.

E po ashtu edhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime të luftës.

“Calin”, Dhomat e Specializuara e kishin dënuar fillimisht me 26 vjet heqje lirie e më pas dënimi i ishte ulur në 22 vjet.

Related Articles