Ilir Abdullahut i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Ilir Abdullahut i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Të dyshuarit për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës, Ilir Abdullahut, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Gazeta Enigma ka kontaktuar me zëdhënësën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashin, me ç’rast e ka konfirmuar lajmin për vazhdimin e paraburgimit.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.A, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 29.07.2024 ka marr Aktvendim dhe duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.A iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, tha ajo.

Pas 16 viteve kërkim, Policia e Kosovës e kishte arrestuar Abdullahun, i njohur me nofkën “Liza”, në korrik të vitit 2023. /Gazeta Enigma

Related Articles