Parashikimi i motit për pesë ditët e javës së ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e javës së ardhshme

Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se minimalja do të jetë nga 10 gradë Celsius, kurse maksimalja do të jetë 34 gradë Celsius.

Më poshtë e keni motin e plotë për të gjitha ditët:

E hënë- Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E martë- Mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme,  e lehtë deri mesatare.

E mërkurë- Do të mbajë mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17  të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset  e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë e izoluar.

Related Articles