Të gjithë ata të cilët planifikojnë të hyjnë ose të dalin nga Pika Kufitare Dheu i Bardhë, për momentin duhet të presin deri në 50 minuta.
Ndërkaq pak më pak duhet të presin ata që shfrytëzojnë pikën kufitare Muçibaba, atje pritjet shkojnë deri në gjysmë ore.
Kështu kanë njoftuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në Jarinje pritjet për hyrje zgjasin deri në 35 minuta, ndërsa për të dalë deri në 5 minuta. /Gazeta Enigma