Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron në Kroaci me ftesën e homologut të saj, Zoran Milanoviq.
Osmani bashkë me liderë shtetërorë të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, kanë shënuar njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat.
Ajo thotë se e gjithë ngjarja u shënua edhe nën praninë e mijëra qytetarëve kroatë, transmeton Gazeta Enigma.
”Në prani të mijëra qytetarëve kroatë dhe bashkë me liderë shtetëror të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shënuam Sinjska Alka, një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat, që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë, nëpërmjet një sërë aktivitetesh kulturore”. /Gazeta Enigma