Pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit janë larguar përmes një marshimi drejt sheshit “Skënderbej”, ku kanë vazhduar thirrjet kundër qeverisë.
Me të mbërritur në shesh, të rinjtë protestues kanë njoftuar se do të mblidhen sërish nesër, në orën 09:00, para Parlamentit, në kohën kur është paraparë të mbahet seanca plenare.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në tubimin e radhës.
Protesta studentore, e cila këtë të mërkurë shënoi ditën e nëntë, kishte bërë që kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, të anulonte seancën plenare të javës së kaluar për shkak të trazirave.
