Vdes Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

Vdes Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare, Izet Gjinovci, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Për Hendbollin e Kosovës kjo do të thotë humbje e një personaliteti të rëndësishëm.

Gjinovci ia ka kushtuar gjithë jetën këtij sporti.

“Detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm i ka kryer me përkushtim e pasion shembullor deri në frymën e fundit. Kontributi i tij për zhvillimin e hendbollit kosovar është kolosal”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

“Kontributi i tij për zhvillimin e hendbollit kosovar është kolosal. Pas karrierës së suksesshme si hendbollist i Prishtinës, i ndjeri Gjinovci mori drejtimin e klubit prishtinas. Ka sakrifikuar shumë për ta udhëhequr klubin me sukses, ndërsa në një periudhë e kishte shkrirë gjithë pasurinë për mbarëvajtjen e klubit”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Related Articles