Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Noizyt pasi i njëjti para pak ditësh është përfshirë në një incident të ndodhur në një klub nate në Pejë, raporton Gazeta “Enigma”.
Noizy është kërkuar me urdhër të Prokurorisë pasi i njëjti nuk është paraqitur për intervistim para organeve kompetente ashtu siç ka paralajmëruar avokati i tij.
Ai u raportua se pak ditë më parë u përfshi në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.
Ndryshe, Noizy sonte do të performonte në Gjilan, por paralajmëroi se e ka anuluar koncertin.
Por, Noizy nuk është ndalë dhe ka njoftuar datën e koncertit tjetër i cili sipas tij do të mbahet më 7 gusht, në Sarandë. /Gazeta Enigma/