Ka filluar prezantimi i propozimit fitues për zhvillimin e Master Planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pjesë e kësaj ceremonie është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe përfaqësues nga familja Jashari.
Kurti ka bërë ndarjen e një videoje nga vendi i ngjarjes ku edhe është duke u bërë prezantimi i propozimit fitues për zhvillimin e Master Planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është ndërtuar për të kujtuar dhe nderuar heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari, e po ashtu për të mbajtur gjallë kujtesën e luftës dhe qëndresës së tyre. /Gazeta Enigma/