Gjilan: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete

Gjilan: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete

Tre persona janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik mes vete.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se të dyshuarit janë dy burra dhe një grua, të cilët kanë lidhje familjare mes vete.

Gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që më pas bashkë me dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare pasi që, pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete dhe si pasojë një femër kosovare ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles