Ministria e Infrastrukturës do ta testojë urën e Ibrit për qarkullim të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës do ta testojë urën e Ibrit për qarkullim të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës i ka ndarë afro 10 mijë euro për analizën testuese të urës së Ibrit, për të vlerësuar kapacitetet e qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve.

“Përcaktimin e kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me ngarkesa testuese” , thuhet në kontratën e publikuar nga ministria në E-prokurim.

Vlera e saktë e kësaj kontrate është 9 mijë e 640 euro.

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë ka paralajmëruar se ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve, ani se një gjë e tillë nuk është mbështetur nga ambasadorët e vendeve perëndimore. /Gazeta Enigma

Related Articles