Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të mbajë mot mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes 10 dhe 14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin në mes 28 dhe 31 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Maksimalja e ditës parashihet të mbajë në Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Istog, Junik e Malishevës, kurse minimalja në Dragash.

Related Articles