Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është treguar i prerë se nuk do të heqë dorë për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Sipas tij kjo çështje nuk do të jetë temë dialogu në Bruksel.
Po bëhen inspektimet e urës së Ibrit, ku u pa Sveçla me disa punëtorë në procesin e inspektimit.
“Inspektimet e urës po bëhen, Po Bëhen inspektime për cështje teknike se a është e sigurt ura për qarkullim të mjeteve motorike”, sqaroi gazetarja Matoshi në “Kosova Today” në Klan Kosova.