Gjakovë: Policia sekuestron dy armë zjarri, përdoruesit i mbanin pa leje përkatëse

Gjakovë: Policia sekuestron dy armë zjarri, përdoruesit i mbanin pa leje përkatëse

Stacioni policor i Gjakovës ka sekuestruar sot dy armë zjarri të llojit pistoleta të mbajtura pa leje përkatëse nga dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Operacioni policor është ndërmarrë pasi të dyshuarit publikuan një fotografi ku ekspozonin armët e zjarrit.

”Pas një hetimi të shpejtë, një patrullë policore dhe njësia e hetimeve janë nisur drejt vendbanimeve të të dyshuarve (fshati Gërqinë-Gjakovë), ku janë sekuestruar armët e zjarrit. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, dhe hetimet për këtë rast do të vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles