Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sot qëndrimin e tij pro hapjes së urës së Ibrit.
Në ditën kur serbët kishin paralajmëruar protestë kundër hapjes së kësaj ure, Haradinaj përmes një postimi në Facebook, u bëri thirrje që të mos bien pre e politikave shkurtpamëse, duke theksuar se urat janë që të na lidhin dhe jo të na ndajnë.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kishte kërkuar hapjen e urës së Ibrit edhe rreth dy muaj më parë, më saktë, me 12 qershor.
Derisa kishte shkruar për Kuvendin gjithëserb të Serbisë, kishte shkruar se përgjigja më e mirë ndaj Vulinit dhe të atyre me mendësi të tillë, do të ishte hapja e urës së Ibrit.
“Brenda një jave Serbia dy herë “poshtëroi” Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.
Tani, Qeveria e Kosovës po insiston në hapjen e urës së Ibrit dhe ka nisur dhe testimet para hapjes së saj, teksa ambasadorët e QUINT-it kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër, duke thënë se tani nuk është koha e duhur për hapjen e saj.
Postimi i plotë: