Kurti: Urime të gjithë sportistëve tanë dhe faleminderit që e keni bërë vendin tuaj krenar!

Kurti: Urime të gjithë sportistëve tanë dhe faleminderit që e keni bërë vendin tuaj krenar!

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë fotografi nga pritja e mbrëmshme që iu bë sportistëve kosovarë që morën pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, në Prishtinë.

Kurti tha se ishte një nder i vërtetë për të pritur ekipin olimpik në Kosovë dhe për të festuar fitoret e tyre në Paris.

“Ata sollën në shtëpi edhe dy medalje të tjera olimpike, duke e rritur në pesë numrin e përgjithshëm që Kosova ka fituar gjatë vetëm tre Lojërave Verore”, shkroi Kurti në një postim në X.

“Urime të gjithë sportistëve tanë dhe faleminderit që e keni bërë vendin tuaj krenar!”, u shpreh tutje ai.

Nga nëntë sportistë sa ishin pjesëmarrës, dy prej tyre – Distria Gjakova dhe Laura Fazliu – i sollën medalje Kosovës – një të argjendtë dhe një të bronztë, duke e çuar në pesë numrin total të medaljeve, tri prej të cilave janë të arta. /Gazeta Enigma

Related Articles