Çitaku: Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA, BE, NATO

Çitaku: Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA, BE, NATO

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se urat që i duhen Kosovës janë ato që “e fuqizojnë integritetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”.

“Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA, BE, NATO”, shkroi Çitaku në një postim në Facebook.

“Urat që i kemi, i ecim e shetisim, sepse jemi bashkë me aleatët. Më shumë përmbajtje, e më pak simbolikë”, deklaroi tutje ajo.

Komentet e Çitakut vijnë pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti se ura e Ibrit do të hapet, ani se një gjë e tillë po kundërshtohet nga banorët lokalë serbë atje, si dhe nga vendet aleate të Kosovës. /Gazeta Enigma

Related Articles