Autoritetet në Rusi kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në provincën e Kurskut, e cila është pushtuar nga forcat ukrainase që nga e marta.
Komandanti në detyrë i provincës, Alexei Smirnov, shpjegoi se masa është e nevojshme “për të kufizuar efektet e pushtimit të forcave armike në rajon”.
Ndërkohë, Ukraina urdhëroi sot evakuimin e rreth 6,000 njerëzve nga zonat kufitare ukrainase pranë rajonit Kursk të Rusisë.
Moska njoftoi më herët sot se ishte e angazhuar në luftime të ashpra kundër forcave ukrainase që pushtuan rajonin e Kursk të Rusisë në një nga inkursionet më të mëdha në tokën ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se inkursioni ukrainas në Kursk ishte një provokim i madh dhe Ministria ruse e Mbrojtjes e quajti sulmin e Ukrainës në Kursk një tjetër sulm “terrorist dhe provokues” ndaj civilëve.
After claiming the events in Kursk were so irrelevant, they didn't even need to call in aviation, Dva Majors proceeds to post video of uncalled Aviation operating North-East of Sudzha, Kursk@GeoConfirmed @UAControlMap
Destroyed Truck here: 51.222474, 35.318626
2x SU-25 Plane… pic.twitter.com/jmSTzGa0b4— PJ "giK" (@giK1893) August 6, 2024